Arti si formë e lirisë në diktaturë / Ekspozita solli në fokus fatin e trishtë të muzikantëve në vitet 1944 – 1989
![arti si forme e lirise](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/arti-si-forme-e-lirise.jpg?fit=1024%2C569&ssl=1)
arti si forme e lirise
Si pjesë e kalendarit të aktiviteteve të programuara për festat e nëntorit, në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës u çel ekspozita informative “Arti si një formë e lirisë gjatë regjimit totalitar komunist” organizuar nga Bashkia Shkodër, Shoqata “Muzeumi i Burgut të Spaçit”, Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës si dhe Komisioni Drejtësi dhe Paqe.
Ekspozita solli në fokus muzikën e ndaluar dhe fatin e muzikantëve të shtypur në periudhën 1944-1989 në Shqipëri dhe në disa vende të Ballkanit dhe Gjermaninë lindore.
Për periudhën e vështirë të të bërit art përgjatë totalitarizmit folën edhe disa nga muzikantët shkodranë.
Ekspozita u mbështet nga Instituti i Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë. Ajo do të qëndrojë e hapur për vizitorët për disa ditë me radhë.