Arti si mënyrë ndërgjegjësimi / Të rinjtë nga Elbasani trajtojnë fenomenet shqetësuese përmes artit

elbasanllinjte

elbasanllinjte

Një grup të rinjsh nga Elbasani ishin protagonistët kryesorë të aktivitetit të zhvilluar në Qendrën Rinore “Atelie” në Shkodër ku në fokus ishin problematikat që burojnë nga ndryshimet klimatike dhe pabarazia ekonomike. Ata zgjodhën që t’i trajtonin përmes këndvështrimit artistik teksa u vunë në rolin e aktorëve të shfaqjes teatrale “Mulliri me erë” mbështetur nga Save The Children.

Shfaqja “Mulliri me erë” është ideuar, shkruar dhe e interpretuar nga vetë fëmijët e “Zërit 16+”, Elbasan.

Përmes shfaqjes së tyre fëmijët adresuan çështje që kërkojnë zgjidhje duke theksuar të drejtën e tyre për një mjedis të shëndetshëm, rëndësinë e burimeve alternative të energjisë, pjesëmarrjen e tyre në vendimarrje  etj. Shfaqja u prit me shumë entuziazëm nga të pranishmit në sallë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.