Artistja shkodrane në festivalin e Kosovës – Bruna Sata u përfaqësua në edicionin e dytë me baladën “Ti je i pashpirt”

Kosova mbajti edicionin e dytë të Festivalit të Këngës. Në ngjarjen e rëndësishme muzikore nuk mungoi as Shkodra. Pak ditë pas përfundimit, njëra nga artistet pjesëmarrëse, Bruna Sata e vlerëson pozitivisht paraqitjen në festival pasi për të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e saj.
Bruna Sata u përfaqësua me baladën “Ti je i pashpirt”, kompozuar nga Artion Qamili me tekst të Ramazan Çekës.
Artistja shkodrane është e qartë në përgjigje kur e pyet edhe në lidhje me mundësinë që në të ardhmen ta shikojmë edhe në Festivalin e Këngës në RTSH.
Këngëtarja Bruna Sata e ka nisur muzikën që në moshë të vogël.
Ajo është vazhdimisht pjesëmarrëse në aktivitetet muzikore dhe jetën kulturore të Shkodrës.