Artizanati në brezat e rinj, studentja shkodrane, Iris Nikaj punon me pasion çantat e dorës
Sa herë zhvillohet në Shkodër panairi i punimeve artizanale dhe zejeve, ai sjell gjithnjë risi në artikujt dhe produktet që ekspozohen në të. Iris Nikaj është studente në degën “Grafikë Dizajn” të UNISHK. Ajo ka një pasion të veçantë për punimin e çantave të thesit, trashëguar nga e ëma e saj.
Punimi i çantave kërkon kohën e vet, por Irisi thotë se këtë gjë e bën me dëshirë të madhe.
Pjesëmarrja në panair mbetet përherë një mundësi e mire, por ka ende gjëra për të përmirësuar.
Artizanati mbetet një prej traditave më të vyera të Shkodrës. Trashëgimi i tij në brezat e rinj është një vlerat që ruhet ndër vite.