Artizanët e Velipojës, profesioni 5-vjeçar i Ardianit që thur me kashtë çadra plazhi
Çdo verë e gjen artizanin Ardian Ali duke thurur çadra prej kashte në plazh. Me banim në Bilisht të Korcës, 42-vjeçari , prej 5 vitesh punon në Velipojë bashkë më familjen. Thurja e një çadre sipas Ardianit nuk është e thjeshtë. Ajo ka sekretet e saj për nga mënyra sesi punohet dhe jetëgjatësia që duhet të ketë.
Çadrat prej kashte janë prodhimet më të preferuara për sezonin e plazhit nga pronarët e hoteleve, por edhe vetë turistët. Ardiani arrin të thurë deri 7 çadra në ditë.
Me këto punime artizanale sot në Shqipëri janë të vetpunësuar mijra njerëz të cilët e kanë këtë profesion si të vetmin burim jetese.