Artizanet që “mbrojnë” traditën/Punimet e tyre artizanale shfaqin karakteristikat e zonës prej nga vijnë
Punimet artizanale vlerësohen si një pasuri e çmuar e që tregojnë më shumë për kulturën dhe identitetin e një vendi. Vitet e fundit kjo traditë është e rikthyer e fortë edhe në brezat e rinj po mundohen ta ruajnë atë, përmes formave të saj të ndryshme ku ndërthuren motivet e së shkuarës me të renë. Drane Fizi vjen nga Mirdita, duart e saj të arta punojnë pa u ndalur prej 30 vitesh kostume për burra e gra, si dhe aksesorë me motive tradicionale të zonës. Mes shumë punimeve veçon xhupin e Mirditës për nga vlera historike si dhe zbukurimet që bartë ai por puna për realizimin e tij kërkon veç pasionit, kohë dhe durim.Ndërsa për Adelinën, artizanen tjetër mirditore, riciklimi dhe puna me të mbetet pjesa e preferuar e saj në këtë fushë.Pasioni i saj i vjen në ndihmë një kauze me rëndësi siç është mbrojtja e mjedisit ndërsa të huajt i duan më shumë punimet e saj.Artizanet mirditorë vazhdojnë ta ruajnë fort traditën e kostumeve të punuara me dorë duke ia përcjellë edhe brezit të ri mjeshtërinë e tyre shekullore të qëndisjes tradicionale.