Asamblea e OSBE, Nikolla: Ruajtja e paqes është sfida jonë e përbashkët
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Përfaqësuesi Special i Evropës Juglindore në AP të OSBE, Kyriakos Hadjiyianni morën pjesë në ”Forumi Ndërparlamentar‘ i cili u mbajt në Tiranë.
Kryeparlamentarja vuri theksin tek sfidat që ka rajoni dhe bota t për të ruajtur paqen
“Me marrjen e presidencës se Këshillit të sigurisë ne OKB 2022-2023 ,Shqipëria është shndërruar në një protagonist të spikatur në çështje ndërkombëtare dhe diplomacinë shumëpalësh ne mbrojtjes të paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut. OSBE Përmes prezencës së saj në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një partner i fuqishëm dhe i besueshëm në mbështetje të reformave gjithpërfshirëse, integrimi ne BE, luftën kundër korrupsionit sfidë mbetet rritja e kontributit të paqes në rajon, Kontinent e më gjerë. Shqipëria është pro euroatlantike dhe pro europiane’, tha Nikolla.
Kyriakos Hadjiyianni u shpreh optimist për të kapërcyer sfidat me të cilat po përballet deklaroi se do të ketë angazhim maksimal për të përforcuar themelet e paqes
“Për ne është e rëndësishme që të kultivojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të përshpejtojmë progresin kolektiv përmes shkëmbimit të ideve. Pavarësisht sfidave më të cilat përballemi në Ballkan, jam optimist në aftësinë për t’i kapërcyer. Kemi parë shumë vështirësi por ne qëndrojmë të fortë. Në do të angazhojmë burimet tona për të përforçuar themelet e paqes në rajonin tonë. Le të shkruajmë kapitull të ri për Ballkanin për paqe harmoni dhe prosperitet“, tha Kyriako.
Në këtë forum morën pjese dhe delegacione nga Europa Juglindore por dhe Italia e Greqia.