Asambleja e OKB/ Osmani: Roli i SHBA, kyç për përfundimin e dialogut Prishtinë-Beograd

3efe5e8b70a34e36bf2bcefd8224c5ea

3efe5e8b70a34e36bf2bcefd8224c5ea

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë në fokus të takimeve të zhvilluara në Nju Jork (New York) nga Presidentja Vjosa Osmani me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, Derek Kollet (Chollet) dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar (Escobar).

Me një postim në rrjetet sociale, Osmani deklaroi se roli i shteteve të Bashkuara të Amerikës është kyç për përfundimin e dialogut, ndërsa është ndalur më tej te rëndësia e qasjes parimore ndaj zbatimit të marrëveshjeve.

”Me Chollet dhe Escobar diskutuam zhvillimet në dialog. Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, shkroi Osmani.

Takimi i nivelit të lartë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) më 14 shtator, nën ndërmjetësimin e BE-së, përfundoi pa prodhuar rezultate pozitive.

Kurti dhe Vuçiq, akuzuan njëri-tjetrin për mungesën e rezultateve nga takimi. Kurti tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “ishte shndërruar në qëndrim të të dërguarve të BE-së”. Ndëra Vuçiq u shpreh se Kurti i shmangej themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.