Asambleja e OKB-së, Begaj niset për në Nju Jork. Kryeson delegacionin e Shqipërisë

begaj

begaj

Presidenti i vendit Bajram Begaj është nisur për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të kryesojë delegacionin e Shqipërisë, që do të marrë pjesë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i qeverisë do të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin  e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Gjithashtu,  Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB.

Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare  të vendeve të tjera”, thuhet më tej në njoftimin e Presidencës.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Begaj do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.