begaj
Presidenti i vendit Bajram Begaj është nisur për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të kryesojë delegacionin e Shqipërisë, që do të marrë pjesë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i qeverisë do të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
“Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në Debatin e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.
Gjithashtu, Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB.
“Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare të vendeve të tjera”, thuhet më tej në njoftimin e Presidencës.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Begaj do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që…
Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,…
Një gjykatës federal ka urdhëruar shumë agjenci federale që të rikthejnë "menjëherë" në punë punonjësit…
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Rusia pajtohet në parim me propozimin e…
Presidenti, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në Forumin e 12 të Global “Baku 2025”. Në …
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari…
This website uses cookies.