Asambleja e OKB-së mbledh liderët botërorë në Nju Jork, i pranishëm edhe Rama
Kryeministri, Edi Rama merr pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që nis punimet këtë e diel (22 shtator)në Nju Jork.
Samiti që vijon punimet për disa ditë do të ketë në qendër të punimeve konfliktet më të mprehta të botës.
Në agjendë është parashikuar të zhvillohet një takim të shefit të politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Josep Borrell me 6 liderët e Ballkanit Perëndimor.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare të saj po vijnë në sesionin e 79-të të OKB-së të vendosur për të promovuar zgjidhje shumëpalëshe të bazuara në Kartën e OKB-së dhe për t’i bërë ato të funksionojnë për të mirën e të gjithëve.