Asambleja e OKB-së me liderët e botës, Begaj: Moment bashkëpunimi ndërkombëtar

begaj okb
Sot është hapur java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me liderë të tjerë botërorë,” i parapriu aktivitetit presidenti Bajram Begaj.
Kreu i shtetit ndodhet në Nju-Jork dhe të martën do i drejtohet sesionit të 78-të të Asamblesë, ditë kur do të fillojë edhe debati i përgjithshëm.
Presidenti Begaj do të marrë pjesë gjithashtu edhe në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në vigjilje të Sesionit.
Po ashtu, kreu i shtetit do të zhvillojë takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani iu bashkua të dielën panelit të organizatës ndërkombëtare të punës, që synon të identifikojë iniciativat që vendet mund të shfrytëzojnë për përshpejtimin e realizimit të prioriteteve.
Shqipëria do drejtojë më 20 shtator Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Nderi i takon kryeministrit Rama, i cili do jetë në krah të presidentit amerikan Bajden (o. Joe Biden) dhe liderëve të tjerë.
Kreu i qeverisë pritet të drejtojë debatin e hapur me fokus stabilitetin dhe paqen më 20 shtator, kur është parashikuar edhe një takim dypalësh me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.