Asambleja e Përgjithshme, Rama detyrë socialistëve: 50 mijë anëtarësime të reja deri në qershor kur mbahet Kongresi

“Një PS më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse, më e moshuar në eksperiencë, por më e gjallëruar me gjak të ri”, ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama u përcolli të gjithë socialistëve gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të PS.

Kryesocialisti kërkoi më shumë punë për rigjallërimin e PS, ku vendosi objektiva për socialistët që të arrijnë deri në 50 mijë anëtarësime të reja deri në 12 qershor 2024, ku dhe do të mbahet Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS.

“Ju përgëzoj për punë e bërë teri më tash për ripërtëritjen e të gjitha qelizave të organizmit të partisë sonë. Në këtë proces të rienergjizimit të tij që ka prekur çdo organizatë socialiste në të gjithë vendin. Sot në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numëron mbi 29 mijë anëtarësime të reja. Shifra e anëtarësive të reja është domethënë për të gjithë, për të parë në pasqyrën e re të anëtarësisë së çdo qarku potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike. Të mos ndalemi korrësi këtu por të vendosim sot dy objektiva të reja, 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti dhe të gjithë e keni parë sa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat vetëm sepse nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë te ne, por kemi shkuar ne te ata. E dyta rishikimi i përbërjes së çdo organizatë socialiste me qëllim harmonizimin e përbërjes së çdo organizatë të zonës që mbulon ajo, ku do të ketë përfaqësim të grupeve sociale të zonave përkatëse, sa e përfaqësuar zona në organizatë aq më ë fortë do jetë partia në atë zonë. Hapja e partisë për grupe e individë deri dje të lidhur me kundërshtarët tanë të dërrmuar politike, aq më shumë PS do të mishërojë komunitetin për të zgjedhur ofertën më të mirë. Kjo pasi nuk është qëllimi ynë në vetvete, por është mjeti ynë për të vënë në jetë qëllimet e përbashkëta për popullin shqiptar dhe të mos humbasim faktin se nëse jemi sot oferta më ë mirë për vendin, përmirësimi i vazhdueshëm i ofertës tonë për vendin dhe njerëzit duhet të jetë ambicia jonë, krejt e pavarur nga niveli i ulët i ofertave konkurruese politike. Na duhet një PS më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse, më e moshuar në eksperiencë, por më e gjallëruar me gjak të ri”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

1 minute ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

4 minutes ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

6 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

14 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

14 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

14 hours ago

This website uses cookies.