Asambleja e Përgjithshme- Socialistët diskutime mbi riorganizimin e partisë, i paraprinë Kongresit të PS më 12 qershor

Partia Socialiste do të diskutojë sot (17 mars) në Asamblenë e Përgjithshme mbi kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të strukturave  të partisë si dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2025 dhe organizmit të tyre. 

Diskutimet e Asamblesë së Përgjithshme dhe riorganizimit të partisë do të kulmojnë më 12 qershor ku do të mbahet edhe Kongresi i jashtëzakonshëm i PS, ku do të përcaktohen të gjitha strukturat drejtuese të partisë nga ato të njësive bazë deri te niveli më  i lartë drejtues.

Në këtë Asamble parashikohet që socialistët të diskutojnë në 6 pika kryesore, raporton gazetarja e RTSH Denada Shkodrani, ku do të jetë kryeministri, njëhershëm kryesocialisti, Edi Rama që do të hapë mbledhjen duke iu drejtuar të gjithë pjesëmarrëseve. Më pas do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi që do të vijojë punimet dhe diskutimet duke bërë një pasqyrë mbi situatën.

Mbledhja zhvillohet në Durrës, ku në fokus do të jetë pikërisht rigjallërimi i kësaj partie me anëtarësimet e reja, ku kohët e fundit ka pasur një fushatë intensive nga socialistët. Një pjesë e këtyre anëtarësimeve të reja është ndjekur edhe nga vetë kryeministri Rama.

Më herët kryeministri Rama ka  ngritur shqetësime jo vetëm për organizmin e PS por edhe për anëtarësimet e reja. Ai ka kërkuar që PS të jetë e hapur për të gjithë ata që e shohin këtë parti se u përketë të gjithëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

6 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

6 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

6 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

6 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

6 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

7 hours ago

This website uses cookies.