Lajme

Asambleja e PS, Rama: Në listën e mbyllur të rinjtë dhe deputetët me një mandat. Unë dhe të tjerët, në listën e hapur

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar deputetët dhe drejtuesit e qarqeve duke i hequr atyre vendin e sigurt te lista e mbyllur në zgjedhjet e 2025. Kryesocialisti ka deklaruar se në bazë të kodit të ri zgjedhor ku një pjesë e listës do të jetë e mbyllur do të jenë pjesë vetëm ato të rinj dhe të reja që do të meritojnë vendin në këtë listë në bazë të performacën së tyre si dhe deputetë që nuk kanë marrë më shumë se një mandat.

Drejtuesit e qarqeve, përfshirë dhe Ramën, që kanë më shumë se një mandat dhe ekspeditën të gjatë të qeverisje do të jenë pjesë e listës së hapur për t’u zgjedhur nga populli.

Ky ishte ndryshimi i parë që kryeministri Edi Rama bëri të ditur në Asamblenë e PS që po zhvillohet në Durrës. Rama tha se fokusi i këtyre ndryshimeve të brendshme në parti do të jetë pikërisht rienergjizimi dhe arritja e rezultateve të larta në zgjedhjet e 2025 ku kërkon një mandat të 4-ët qeverisës.

Në listën e mbyllur do të jetën 47 deputetë dhe 140 të tjerë do të zgjidhen nga populli.

“Sot hapim një kapitull të ri të jetës së kësaj familje. Nga ky stacion ku do të përmbyllim proceset e brendshme duke ngarkuar dhe ekipin e ri drejtues dhe do nisemi drejt përballjes për mandatin e 4 të PS në 2025. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbres në fushë skuadra jonë e re përfaqësuese PS 20230 për Shqipërinë 2030. Me ndryshimet në ligjin zgjedhor nga 187 kandidatë, 140 do të zgjidhen nga populli dhe 47 prej tyre do jenë në listën e mbyllur të partisë. Sot më e mira është që deputete me më shumë se një mandat, pa përjashtuar dhe drejtuesit politik të qarqeve ku bëj pjesë edhe unë të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerët dhe në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do të kenë detyra specifike drejtuese dhe  koordinuese si drejtuesi i ri politik për diasporën dhe sekretari I përgjithshëm etj. Kjo do të thotë se pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputetë me vetëm me 1  mandat dhe të rinj që do fitojnë vendin në atë listë duke spikatur nga sot deri në shkurt nga brenda dhe nga jashtë partisë. Skuadra jonë e re do jetë shëmbëlltyra e ambicies sonë dhe duhet të mishërojë energjinë dhe forcat e individëve të rinj që do ndikojnë zhvillimin e ri në sektorë të ndryshëm të vendit”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

11 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

11 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

12 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

12 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

12 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

12 hours ago

This website uses cookies.