Lajme

Asambleja e re e PS, Rama zbulon njerëzit e fushatës për zgjedhjet e 2025

Nga faqja zyrtare e Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, njoftoi anëtarësinë e partisë se të dielën e 8 shtatorit në një nga hotelet e qytetit të Durrësit do të mbahet Asambleja e re Kombëtare.

Asambleja mblidhet për herë të parë pasi u zgjodh në Kongresin e datës 28 korrik. Në rend dite do të ketë zgjedhjen e organeve drejtuese të PS, kryesinë dhe sekretarët e rinj socialistë.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se në rendin e ditës, pas fjalës së z. Klosi, Asamblesë do t’i adresohet kryetari Edi Rama. Fjala e tij përkon edhe me nisjen e punës në të gjitha institucionet politike të vendit, që janë disa muaj larg zgjedhjeve politike të vitit të ardhshëm.

Z. Rama do të tregojë jo vetëm disa nga shtyllat ku do të organizohet strategjia e socialistëve në zgjedhje, por edhe pritet të prezantojë ndryshimet në hartën emërore të partisë dhe qeverisë.

Zgjedhja e kryesisë së re të partisë pritet të jetë një tregues se cilët njerëz do të mbajnë peshën e drejtimit të fushatës elektorale.

A do të jenë socialistët e kupolës drejtuese të përfshirë edhe në fushatën elektorale, edhe në punën e qeverisë? Kryetari Rama nuk e ka për herë të parë hyrjen në fushatë elektorale me qeveri teknicienësh dhe me partinë të rreshtuar në fushën elektorale për të mbledhur sa më shumë vota.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

10 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

10 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

11 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

11 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.