Asambleja e Zgjeruar e PS, Rama: Brenda 4 muajsh, kemi vënë 20 mln euro në dispozicion të Shkodrës
Shkodra është qyteti i radhës ku Partia Socialiste po mban Asamblenë e saj të Zgjeruar. Kryesocialisti Edi Rama, njëherazi edhe kreu i qeverisë, u ndal te investimet e bëra në Shkodër, që tashmë drejtohet nga kryebashkiaku socialist Benet Beci.
Rama u shpreh se Shkodra do të jetë një prioritet për qeverinë, teksa theksoi se brenda 4 muajsh i janë vënë në dispozicion rreth 20 mln euro.
“Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që unë pashë që janë akset kryesore, qyteti është realisht shumë i pastër dhe që të jetë kështu edhe nëpër lagje, por e rëndësishme është që ky është një [proces që ka nisur dhe që në një kohë të shkurtër ka filluar të jetë mjaft i dukshëm. Është arritur që Shkodra të ketë një situatë krejt tjetër të ndriçimit publik.
Ishte një situatë e vështirë që kishte të bënte shumë më tepër me kujdesin dhe mirëmbajtjen sesa me ndonjë investim të posaçëm. Duket qartë që edhe puna e nisur përmes Fondit ët Zhvillimit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore është e prekshme dhe do të vazhdojë. Brenda një periudhe prej 4 muajsh apo më pak, po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit ët bashkisë, ne i kemi vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 mln euro për fillim”, tha Rama.