Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama: Më 20 korrik thërrasim Kongresin Zgjedhor

Partia Socialiste ka mbledhur online Asamblenë Kombëtare, ndërsa në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama tha se qëllimi është miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit Zgjedhor më 20 korrik.

Rama u shpreh se procesi i rienergjizimit në PS ka çuar në një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, ku janë regjistruar 93 mijë anëtarë në të gjithë territorin e vendit.

Arsyeja e kësaj mbledhje është që  pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për Kongresin, të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit Zgjedhor të PS-së në 20 korrik. Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienergjizimi të partisë kemi patur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë të anëtarësisë aktive, ndërkohë që kemi pasur edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar një votë për delegatët e Kongresit të ardhshëm të PS-së. Nga procesi i rienergjizimit kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe të identifikuar si të tillë në territorin e Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkuar PS pas mbylljes së këtij procesi dhe nga 93 mijë anëtarë të regjistruar, kemi patur një proces me 79350 zgjedhës. Është shifra më e lartë që kemi pasur në këto lloj procesesh. Janë shtuar 32 mijë anëtar të rinj në të gjithë territorin”, tha Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.