Categories: LajmePolitikëRajoni

Asambleja Parlamentare e KiE votoi pro anëtarësimit të Kosovës, Daçiq: Ditë turpi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që votoi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE. Daçiq e ka konsideruar ditën e sotme si “ditë turpi”, teksa shkruan se Kosova nuk plotëson “as kërkesat themelore në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut”

Sot është një ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për herë të parë në histori është rekomanduar anëtarësimi i diçkaje që nuk është shtet dhe që nuk i plotëson kushtet themelore në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Daçiq.

Ai ka përmendur edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e konsideruar detyrim ndërkombëtar për Kosovën.

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenuan, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ka dhënë dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në KiE. Asambleja rrëzoi amendamentet e propozuara nga Serbia, ndërsa po ashtu u hodhën poshtë edhe amendamente që kërkonin formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe përpara se Kosova të anëtarësohej në KiE.

Pas votimit të kësaj të marte (16 prill), Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit në KiE, teksa çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës që pritet të vendosin përfundimisht në muajin maj nëse Kosova do të bëhet anëtare e organizatës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

2 hours ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

2 hours ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

3 hours ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

3 hours ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

3 hours ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

3 hours ago

This website uses cookies.