Asanzhi apelon ekstradimin, themeluesi i Wikileaks refuzon transferimin në SHBA

Gjykata e Lartë në Londër i ka dhënë leje themeluesit të Wikileaks, Xhulian Asanzh (o. Julian Assange) që të apelojë sërish urdhrin për t’u ekstraduar në SHBA, ku do të përballej me gjyq për nxjerrjen e sekreteve ushtarake.

Vendimi i gjyqësorit do të thotë se Asanzh do të ketë mundësi të sfidojë garancitë amerikane të dhëna për mënyrën se si do të zhvillohej gjyqi i tij apo për respektimin e së drejtës së fjalës. 

Avokatët e Asanzhit kishin argumentuar se çështja e ngritur ndaj klientit të tyre ishte e motivuar politikisht.

Asanzhi, shtetas australian, i cili aktualisht ndodhet në burgun Belmarsh, tashmë do të ketë disa muaj në dispozicion për të përgatitur apelin në Mbretërinë e Bashkuar, që do të ketë lidhje me faktin nëse gjykatat amerikane do ta mbrojnë ose jo të drejtën e tij të fjalës. Vetë Asanzhi thotë se informacionet që publikoi në 2010-ën dëshmuan krimet e luftës të kryera nga SHBA-ja.

Nëse gjykata britanike do të kishte vendosur në favor të SHBA-së, Asanzhi nuk do të kishte më mjete ligjore për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë se një dekadë ai ka arritur t’i rezistojë ekstradimit, pasi faqja e tij e internetit Wikiliks publikoi mjëra dokumente konfidenciale amerikane në 2010 dhe 2011.

Departamenti amerikan i drejtësisë e përshkroi rrjedhjen e dokumnteve si një nga komprometimet më të mëdha të informacionit të klasifikuar në historinë e SHBA.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.