Gjykata e Lartë në Londër i ka dhënë leje themeluesit të Wikileaks, Xhulian Asanzh (o. Julian Assange) që të apelojë sërish urdhrin për t’u ekstraduar në SHBA, ku do të përballej me gjyq për nxjerrjen e sekreteve ushtarake.
Vendimi i gjyqësorit do të thotë se Asanzh do të ketë mundësi të sfidojë garancitë amerikane të dhëna për mënyrën se si do të zhvillohej gjyqi i tij apo për respektimin e së drejtës së fjalës.
Avokatët e Asanzhit kishin argumentuar se çështja e ngritur ndaj klientit të tyre ishte e motivuar politikisht.
Asanzhi, shtetas australian, i cili aktualisht ndodhet në burgun Belmarsh, tashmë do të ketë disa muaj në dispozicion për të përgatitur apelin në Mbretërinë e Bashkuar, që do të ketë lidhje me faktin nëse gjykatat amerikane do ta mbrojnë ose jo të drejtën e tij të fjalës. Vetë Asanzhi thotë se informacionet që publikoi në 2010-ën dëshmuan krimet e luftës të kryera nga SHBA-ja.
Nëse gjykata britanike do të kishte vendosur në favor të SHBA-së, Asanzhi nuk do të kishte më mjete ligjore për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Më shumë se një dekadë ai ka arritur t’i rezistojë ekstradimit, pasi faqja e tij e internetit Wikiliks publikoi mjëra dokumente konfidenciale amerikane në 2010 dhe 2011.
Departamenti amerikan i drejtësisë e përshkroi rrjedhjen e dokumnteve si një nga komprometimet më të mëdha të informacionit të klasifikuar në historinë e SHBA.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.