Asgjësimi i pajisjeve eksplozive, 8 efektivë të Xhenios kurs nën drejtimin e instruktorëve amerikanë
8 kursantë, efektivë të Batalionit të Xhenios zhvilluan për më shumë se një muaj, kursin EOD (Explosive Ordnance Disposal) niveli 3+, nën drejtimin e instruktorëve amerikanë, përfaqësues nga Garda Kombëtare e New Jersey dhe nën mbikëqyrjen e ekspertit EOD, përfaqësues i “Golden West”.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, gjatë këtij kursi ata përvetësuan njohuri teorike dhe praktike për realizimin e detyrave për asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara.
Kursi EOD niveli 3+ zhvillohet për herë të parë në strukturat EOD të Forcave të Armatosura dhe përfaqëson nivelin më të lartë të kualifikimit për operatorët EOD, thekson MM, teksa i uron suksese efektivëve dhe shpreh mirënjohje për mbështetjen instruktorëve amerikanë.