Asgjësohen 115 bimë kanabis në Vaun e Dejës/ Në pranga 38-vjeçari, në hetim gruaja e tij!
Një 38-vjeçar është vënë në pranga për kultivim kanabisi në Vaun e Dejës, ndërsa bashkëshortja e tij po proçedohet në gjendje të lirë.Shtetasi F.G vjeç së bashku me bashkëshorten e tij 34 vjeçe nga Shkodra, u kapën duke kultivuar bimë kanabis në fshatin Qerret.Policia ka publikuar edhe pamje nga moment i arrestimit. Gjatë operacionit policor të koduar “Seized”, në territorin e fshatit Qerret, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 115 bimë kanabis.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.