Asgjësohen 1679 bimë kanabisi, policia identifikon autorët, një në pranga dhe një në kërkim
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit: Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Statcionit të Policisë Theth, në fshatin Gimaj, u gjetën 133 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i këtij rasti, banues në fshatin Gimaj. Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Shegan, u gjetën 279 bimë cannabisi. Gjithashtu, u identifikua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, një shtetas 17 vjeç, për kapjen e të cilit, policia vijon punën.Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në fshatin Benë, u asgjësuan 1267 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të këtij rasti.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.