Në kuadër të këtij megaoperacioni, që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.
Gjatë kësaj faze të megaoperacionit: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1115 bimë cannabisi, si dhe 23.5 kg cannabis (pjesë bimësh) në proces tharjeje. Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 1118 bimë cannabisi.Ndërkohë -shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kastrat dhe asgjësuan 122 bimë cannabisi. Ndërsa shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësive administrative Fierzë dhe asgjësuan 177 bimë cannabisi.Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike njofton policia.
Amortizimi i rrugës në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina, të Shkodrës, vijon…
Aventura e Ljuis Hamilton ka nisur sot në Maranelo. Piloti britanik ka preferuar që të…
Është një nga veprimet më të natyrshme që bëjmë çdo ditë të ulemi dhe të…
"John Adams? Fat të mirë!" Kjo është lmënyra e të folurit nga Mbreti George në…
Sot, më 20 janar, shënohet “e hëna blu,” e njohur si dita më dëshpëruese e…
Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit të…
This website uses cookies.