Asgjësohen 3459 bimë narkotike/Policia e Shkodrës vazhdon aksionin “Territor i pastër” në të gjithë qarkun
Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjesuar 3459 bimë narkotike kanabis sativa dhe mbi 8 kilogramë kanabis në formë bohçeje gjatë aksionit “Territor I pastër” që vijon pandrëprerje.
Zbulimi I parcelave është bërë perms monitorimit me dron në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.
Në fshatin Kasnec, në afërsi të banesës së një 66- vjeçari, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mbi 8 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje. Për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasi 66-vjecar dhe djalin e tij 17 vjec.
Në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë u asgjësuan 1160 bimë të tjera kanabis sativa. Në malësinë e madhe, në territorin e njësisë administrative Kelmend, u asgjesuan 691 bimë kanabisi. Edhe në Vau Dejës, në territorin e njësisë administrative Shllak, u asgjesuan 1608 bimë narkotike kanabiskanabis sativa