Asgjësohen 710 bimë kanabis narkotike/ Arrestohet 40-vjeçari, një tjetër në kërkim

asgjesohen
Policia e Lezhës ka gjetur 710 bimë kanabis të kultivuara në fshatin Mërqi, të cilat janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
Në pranga ka rënë Valentin Marku, 40-vjeç banues në fshatin Mërqi, i cili u arrestua teksa po kujdesej për bimët narkotike.
Po ashtu policia ka shpallur në kërkim Nikolin Palin, 33 vjeç, banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, në fshatin Mërqi, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, 40 vjeçarin , banues në fshatin Mërqi.
Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 710 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. P., 33 vjeç, banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.
Vijon puna për kapjen e shtetasit N. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.