Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike në veri të vendit.
Kontrollet intensive, nga toka dhe nga ajri, u kryen në zona me terren shumë të vështirë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
I fundit ishte ai në Vaun e Dejës, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, monitoruan të gjithë zonën.
Në kuadër të këtij operacioni në territorin e njësisë administrative Temal u asgjësuan 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi. Policia thotë se nuk ka arritur të zbulojë se kush janë pronarët e këtyre parcelave me kanabis, por po punohet për arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.