Asgjësohen 8839 bimë kanabisi, vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 8839 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë dhe asgjësuan 5586 bimë kanabis;
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 957 bimë kanabis;
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësuan 2167 bimë kanabis;
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelëz dhe asgjësuan 72 bimë kanabis;
-Shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 57 bimë kanabis.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.