Categories: LajmeKronikë

Asgjësohen mbi 14 mijë bimë narkotike, u pikasën nga droni, vijon puna për identifikimin e autorëve

Në bazë të koordinatave të siguruara paraprakisht, nga monitorimet me dron, të kryera nga shërbimet e DVP Shkodër dhe komisariateve në varësi të saj, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, u kryen një sërë kontrollesh nga ajri, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, me objektiv goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Theth gjetën në territorin e njësisë administrative Shalë dhe asgjësuan 10 777 bimë dhe fidanë cannabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 2464 bimë cannabisi. Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë dhe asgjësuan 193 bimë cannabisi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 775 bimë cannabisi.Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve.Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Shkodër mbetet e përkushtuar në luftën kundër kultivimit të cannabisit dhe veprimtarive të tjera kriminale që cenojnë sigurinë e qytetarëve. Policia e Shtetit inkurajon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në njësitë fizike të Policisë dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që ata hasin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

2 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

2 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

2 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

2 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

2 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

3 hours ago

This website uses cookies.