Asgjësohen rreth 390 bimë kanabis – Vihet në pranga 46-vjeçari, i sekuestrohet edhe municion luftarak
Policia e Shkodrës ka asgjësuar këtë të dielë ne fshatin Xhan njësia administrative Pult, në Shkodër, rreth 390 bimë kanabisi , shumica në proces tharje.
Policia njofton se ka arrestuar një 46-vjeçar, që dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike, ndërsa i është sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak“.
Në vijim të megaoperacionit kombetar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, kanë konstatuar te mbjella në tokë 54 bimë të dyshuara kanabis”, njoftoi policia.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme njofton policia.