droga velipoje
Policia e Shtetit ka evidentuar dhe ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në Velipojë.
Në këtë aksion janë asgjësuar 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në këtë zonë.
Ndërkaq, nga hetimet paraprake, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit “pezulloi nga detyra, për mospërmbushje të detyrave (shkelje e parashikuar nga neni 209/1 i rregullores së Policisë së Shtetit), 4 punonjës policie”
“Nënkomisar P. P., shef i Stacionit të Policisë Velipojë, njëkohësisht përgjegjës për monitorimin e zonës; Nënkomisar A. Ç., specialist i njësisë “Shqiponja”, përgjegjës i zonës për kontrollin e territorit nga DVP Shkodër; Nënkomisar A. Xh., specialist për hetimin e krimeve në zonën ku u gjetën bimët narkotike; Inspektor i parë A. T., ndihmësspecialist (SPZ) në zonën ku u gjetën bimët narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontroll të ushtruar në territorin e njësisë administrative Velipojë janë “gjetur të kultivuara 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar nëpërmjet djegies.”
Policia bën të ditur më tej se është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Ndërsa materialet procedurale “i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.