Ashpërsimi i kodit penal/ Sindikata e Policisë pro iniciativës, efektivët blu përfaqësojnë shtetin

93db407bda094df98a00ae8039dfc18f

93db407bda094df98a00ae8039dfc18f

Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla për mundësinë e ashpërsimit të Kodit Penal, me qëllim parandalimin e sulmeve ndaj efektivëve blu gjatë ushtrimit të detyrës apo për shkak të detyrës, mbështeten nga Sindikata e punonjësve të Policisë.

Sadetin Fishta, kreu i kësaj sindikate, thotë në një intervistë për RTSH, se prioritet është jeta e efektivëve blu.

Për këtë sindikatë, ndryshimet duhet të synojnë çdo veprim të qytetarëve ndaj efektivëve të çdo grade apo sektori qoftë.

Organizata e Policisë së Shtetit ka numrin më të lartë të Dëshmorëve të Atdheut, të cilët kanë rënë në krye të detyrës apo për shkak të detyrës.

Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë nga kundravajtje penale, mund të dënohet me burgim deri në tre muaj.

Kundërshtimi i punonjësit të policisë, me qëllim për ta penguar atë që të kryejë detyrën, nga dënimi me një vit burg, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, mund të dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

Goditja me duar e punonjësit të Policisë për shkak të detyrës, aktualisht është dënim deri në pesë vjet burg, por ky dënim mund të rritet.

Policia e Shtetit numëron 226 Dëshmorë të Atdheut.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.