ASK: Kosova me 1.58 milionë banorë, mosha mesatare 34 vjet
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë me dije se numri i popullsisë së Kosovës është 1,589,659 banorë.
Sipas procesit të regjistrimit nga 1,58 milionë banorë, 795,046 meshkuj dhe 791,614 janë femra, shifra të cilat përfshijnë vetëm banorët vendorë dhe jo diasporën.
Ajo që vihet re nga statistikat, është fakti se nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kanë rritje të popullsisë, ndërsa 29 të tjera kanë zvogëlim të këtij numri popullsie.
“Vendet e regjionit kanë një moshë mesatare 40 vjet. Për Kosovën kjo është një e mirë dhe është një momentum demografik dhe kjo i bie se do ta kemi moshën më të re në Evropë”, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati përgjatë prezantimit të të dhënave të regjistrimit.
Mosha mesatare në Kosovë është 34 vjet.