Askush nuk kujtohet për romët / Problem vijon të jetë strehimi dhe mungesa e punësimit

romet
Prej shumë vitesh dhjetëra familje të komunitetit rom jetojnë në hyrje të by-passit në Shkodër, ndërsa kushtet ku ato jetojë janë shumë të vështira.
Problem për këtë komunitet janë kushtet higjienike për shkak të mungesës së kanalizimeve por edhe mungesa e banesave, ato jetojnë prej më shumë se 20 vitesh në disa baraka të ndërtuara vet .
Ndërsa me ardhjen e stinës së reshjeve situata bëhet edhe më e vështirë për këtë komunitet
Banorët kërkojnë ndihmë nga institucionet.
Në Shkodër mesohet se të deklaruar që jetojnë janë 423 banorё romë, ndërsa shumica e tyre janë të pa regjistruar .
Problem për ta vijon të jetë strehimi dhe mungesa e punësimit