Asllani: Dua të vazhdoj të rritem tek Interi, Calhanoglu më ndihmon

Kristjan Asllani zbriti në fushë që nga minuta e parë në transfertën ndaj Fiorentinës dhe bëri një paraqitje shumë të mirë në fushën e blertë, duke dhënë pasimin final në golin e Lautaros dhe duke bërë që të mos ndihet mungesa e Calhanoglu tek Interi.

“Dua të vazhdoj të rritem me këtë ekip dhe me këta kampionë të mëdhenj. Trajneri më lë gjithmonë të qetë dhe jam i lumtur. U përpoqa të demonstroja cilësitë e mia, mund të isha në vështirësi për mënyrën se si luan Fiorentina, por ne ishim të gjithë mirë dhe vuajtëm së bashku për të sjellë fitoren. E di që Calhanoglu është shumë i fortë, më ndihmon çdo ditë, madje këtë javë më ka folur gjithmonë”, deklaroi mesfushori shqiptar i Interit, pas fitores ndaj Fiorentinës.

Edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thurur elozhe për  Asllanin pas ndeshjes: “Asllani bëri mirë sot. Është fat për një trajner që ka një lojtar të tillë që ka bërë një ndeshje të shkëlqyer. Jam i lumtur që shërbeu asistin për golin e Lautaros”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.