Asllani: I lumtur për lojën, jo rezultatin!

Edhe Kristjan Asllani ka shpejguar në fund të ndeshjes se ishte I gëzuar për mënyrën si luajti Shqipëria ndërsa pranoi se fusha u tregua e padrejtë me ekipin kuqezi.

Ndeshje të ndryshme, fund i njëjtë – “Vinim me moral të ulët, pasi humbëm me Kilin, ku bëmë një ndeshje të dobët. Sot besoj se bëmë shumë mirë dhe po punojmë shumë, pasi duam të arrijmë në formën më të mirë në Europian”.

Paraqitja – “Nuk di të them, pasi gjithmonë kam mundësinë të bëj diçka më tepër. Sot besoj se bëra shumë mirë, por vlerësimet ua lë gazetarëve. Unë dëgjoj opinionet e trajnerit dhe të ekipit, për t’u përmirësuar në të mirë të tyre”.

Risia me skemën – “Nuk ka problem, pasi mund të përshtatem në të gjithë rolet e mesfushës. Sot isha në qendër, rol që e bëj edhe te Interit dhe kisha pranë Laçin, që bën shumë kilometra. Jam gati të luaj kudo ku skuadra ka nevojë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.