Asllani pas rinovimit: Kjo kontratë, një burim krenarie

Kristjan Asllanit, pasi ka zyrtarizuar rinovimin me zikaltërit deri në vitin 2028, ka dhënë një intervistë për Inter TV.

Çfarë përfaqëson ky rinovim për ju, që i keni admiruar gjithmonë ngjyrat e zikaltërve?

“Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj me këtë ekip, është nder të luaj me këtë fanellë. Kjo kontratë është një burim krenarie, por unë e marr atë si një pikënisje për gjërat ku duhet të rritem dhe përmirësohem. Siç them gjithmonë, stërvitem përkrah kampionëve dhe jam i lumtur që kam djem të tillë, ndaj jam i sigurt se ky rinovim është edhe rezultat i ndihmës së shokëve të skuadrës”.

Jeni në sezonin tuaj të tretë me Interin, nëse shikoni prapa nga viti 2022 deri më sot, në çfarë mendoni se jeni rritur më shumë?

“Unë jam bërë padyshim më i vjetër, kur erdha isha 20 vjeç, isha fëmijë. Tani jam pothuajse 23 vjeç dhe padyshim që jam rritur në kokën time edhe jashtë fushës. Vlen shumë të kesh kampionë pranë, që më ndihmojnë çdo ditë, por jam rritur në shumë mënyra”.

Mund të themi se jeni rritur me ekipin? Fryma e grupit ka mbetur gjithmonë e njëjtë.

“Ka gjithmonë uri për të fituar dhe dëshirë për të ngritur trofe. Dua të falënderoj djemtë e vitit të parë dhe ata të vitit të kaluar, të gjithë më ndihmuan dhe më bënë të kuptoj se çfarë do të thotë të jesh te Inter”.

Cilat janë synimet tuaja për këtë sezon?

“Në nivel personal dua të rritem dhe përmirësohem çdo ditë, jam ende 22 vjeç, kështu që duhet të përmirësohem në shumë gjëra dhe e di gjithashtu. Në nivel ekipi, kur je Inter, duhet të fitosh sa më shumë, të fitosh disa kupa. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, është e vështirë të rikonfirmohesh, por ne do të japim më të mirën tonë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.