asllani
U aktivizua në pjesën e dytë për të zëvendësuar Calhanoglu, Kristjan Asllani shpreh të gjithë kënaqësinë e tij për fitoren e Interit në fushën e Salzburg që vlen kalimin në 16-shen e Champions League. “Është një fitore shumë e rëndësishme sepse e mbyllëm diskutimin e kualifikimit, nuk donim ta kthenim Salzburgun në lojë”, tha mesfushori shqiptar për Mediaset Infinity.
Pjesa e pare, pak e vështirë – “Salzburgu është një ekip i fortë, na vunë në vështirësi. Është normale, ata po luanin edhe në shtëpi. Në pjesën e dytë ulën ritmin dhe ne bëmë më të mirën duke marrë tri pikë”.
“Jemi një grup i fortë, vazhdojmë të punojmë kështu. Ne të rinjtë e kemi më të lehtë të punojmë në këtë grup”.
Për Lautaro Martinez – “Aiështë i jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë fushës. Është një djalë i artë, më ka ndihmuar në momente të vështira. E falënderoj, jam i lumtur që skuadra ka një kapiten të tillë”.
A do ta arrijë Interi deri në fund në të gjitha garat? – “Kush e di? Ne punojmë për këtë, pastaj do të shohim. Është normale që të gjithë duam të fitojmë, të gjithë duam të arrijmë atje së bashku me tifozët. Objektivat janë të qartë”.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.