E diela ishte një ditë feste për Milanon pasi përkoi me festën e titullit kampion të Interit. Ylli i dytë në fanellë është një event, i cili nxorri në rrugët e qytetit lombard mijëra tifozë, të cilët përshëndetën beniaminët e tyre.
Njëri prej tyre ishte edhe Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar i Interit dha një intervistë të shkurtër në një lidhje direkte të bërë me “DAZN” ku tregoi detaje nga festa dhe nga jeta e tij profesionale.
“Më dhemb shumë koka, nuk po kuptoj më asgjë, jam shumë i lumtur të shikoj tifozët teksa gëzojnë në këtë mënyrë”, nisi Asllani prononcimin.
Sa i përket vendimit për të qëndruar në Milano, shqiptari u përgjigj se largimi i Brozoviç ia lehtësoi shumë vendimin. “Kisha vendosur të qëndroja, por largimi i Brozoviç më ndihmoi që të merrja këtë vendim edhe më lehtë”, pohoi Asllani.
I pyetur se prej kujt kishte mësuar më shumë si zikaltqër, Asllani shpjegoi: “Çalhanoglu është shumë i fortë. Është mesfushori i parë, prej të cilit kam mësuar dhe jam rritur shumë. Jam lidhur shumë me Hakanin”.
Në fund të bashkëbisedimit, shqiptari tregoi edhe detaje rreth festës në autobus: “Barela, Dimarko dhe Lautaro janë me të vërtetë të fortë, prej orësh festojnë dhe nuk janë lodhur. Ndërsa Fratezi dhe Arnautoviç bëjnë gjëra të çmendura. Arnautoviç më ngacmon gjithmonë edhe me grushte”(qesh).
Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…
Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…
Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…
Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…
This website uses cookies.