“Asnjë film horror s’mund të krahasohet me brutalitetin e Hamasit”, ambasadori i Izraelit dhe ai i Palestinës përplasen në OKB

hamas brutalitet

hamas brutalitet

Ambasadori izraelit dhe ai i Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë ‘përplasur’ me njëri-tjetrin duke mbrojtur secilin vendin e tij.

Gilad Erdan, që shërben si ambasadori i Izraelit në OKB ka deklaruar se asnjë film horror nuk mund të krahasohet me brutalitetin e Hamasit

Ai i është drejtuar OKB-së, në seancën urgjente të Asamblesë së Përgjithshme se “Hamasi janë nazistët e rinj” dhe Izraeli është në “luftë vetëm me Hamasin”.

Erdan ka renditur detajet grafike të disa prej mizorive të kryera më 7 tetor kundër civilëve izraelitë.

Asnjë film horror nuk krahasohet me brutalitetin e pastër të Hamasit”, tha Erdan.

Diplomati tregon gjithashtu historinë e një ndihmëseje të re izraelite, e cila u vra brenda një klinike kibuci, ku ajo po përpiqej të shpëtonte jetë.

Erdani më pas mban një foto se si u gjet nga shokët e tij ndihmës me një plagë plumbi në kokë.

Më vonë në komentet e tij, ai thotë se Hamasi kreu mizori “të tilla si të cilat nuk i kemi parë që nga Holokausti”.

Megjithatë, ndryshe nga Holokausti, ku shumica e provave që kemi janë fotografi bardh e zi dhe pamje pa zë, këtu prova është në definicion të lartë” tha Gilead Erdan, ambasadori i Izraelit në OKB

Ndërkaq, nga ana e tij, ambasadori palestinez Riyad Mansour, iu drejtua OKB-së se zëri dhe duart filluan t’i dridheshin teksa lexonte historitë e disa prej më shumë se 3 mijë fëmijëve që zyrtarët në Gaza të drejtuar nga Hamasi thonë se janë vrarë që nga 7 tetori.

Ai hapi fjalimin e tij duke u bërë thirrje liderëve botërorë që të ndihmojnë në “ndalimin e bombave” në mënyrë që të shpëtojnë jetën e civilëve nga sulmet ajrore izraelite.

Çfarë zgjedhjeje bëni si prind kur ka vetëm zgjedhje të pamundura. Kur vdekja është kudo, shkatërrimi është kudo” u tha ai diplomatëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ai u shpreh se Izraeli ka shkatërruar mbi 40% të shtëpive në Gaza – gjë që OKB-ja e tha në fillim të kësaj jave – dhe e bëri “një popullsi të tërë të pastrehë dhe të zhvendosur”, duke akuzuar Izraelin se po përpiqet të “transportojë me forcë” njerëzit nga Gaza, transmeton BBC. 

“Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen e një fëmije të vetëm palestinez. Asgjë, asgjë fare”, tha ambasadori palestinez Riyad Mansour në OKB.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.