Asnjë rast në Shqipëri me gripin e shpendëve dhe murtajën afrikane, situata në monitorim

Sa herë dëgjohet të flitet për gripin e shpendëve, natyrshëm të vjen ndërmend rreziku serioz prej infektimit. Në fakt ekspertët mendojnë se ky virus kalon aksidentalisht tek njeriu por pa sjellë asnjë risk real për jetën. 

Epidemiologu veterinar dhe njëkohësisht pedagog në Universitetin Bujqësor, Kujtim Mersini tha në një intervistë për RTSH-në se jo kushdo që ka simptoma gripi do të thotë se është prekur prej gripit të shpendëve.

Simptomat janë të njëjta me gripin normal, por duhet të kemi parasysh që jo çdo njeri që ka simptoma gripi duhet të mendojë që është prekur nga gripi i shpendëve”, u shpreh Mersini. 

Por cili është shqetësimi real?

Gripi i shpendëve tashmë është kthyer në një sëmundje sezonale, pak a shumë e hasim nga fillimi i pranverës deri nga fundi i verës. Problemi nuk është kryesisht tek shëndeti i njeriut sesa tek dëmi që shkakton në ekonominë e shpendëve pasi ka një mortalitet të lartë”, tha ai.

Ndonëse aktualisht vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi nuk janë prekur nga murtaja afrikane e derrave, për profesor Mersinin problematika qëndron diku tjetër.

Mbetet një problematikë e gjerë për sa i përket derrave të egër pasi ata nuk njohin kufinj dhe nuk kanë burokracinë e kalimit të një shteti në një shtet tjetër dhe kjo është një pjesë që ne duhet ta fuqizojmë”, theksoi Mersini.

Sipas epidemiologut veterinar, për murtajën afrikane të derrave nuk ka vaksinë të licensuar, çka do të thotë se ka vetëm dy mënyra, rritja e normës së biosigurisë nga fermerët dhe asgjësimi 100% i kafshëve në fermën që ka rënë sëmundja si e vetmja formë e minimizimit të përhapjes.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.