Asnjë reagim për dëmtimin e By-Pass-it / Hiqen dhe dëmtohen parmakët bashkë më shtyllat e ndriçimit
U deshën 12 vite për të perfunduar, e vetëm në pak muaj për ta shkatërruar. Kjo është situata me By Pass-in e Shkodrës i cili i është nënshtruar sistematikisht dëmtimeve.
Heqja dhe dëmtimi i parmakëve në anë të rruges e kthen këtë segment në burim aksidentesh si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët që zgjedhin këtë rrugë për shëtitje .
Krahas parmakëve anësore shpëtim nga dëmtimet nuk kanë gjetur as shtyllat e ndriëimit. By Pass-i është ende në faze kontrolli, dhe si investim nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor e as nga pushteti vendor. Një vepër e cila dita ditës po degradon. Ky investimi rëndësishëm i cili përfundoi rreth dy vite më parë u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet të qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve.Ndërsa dy vite nga inaugurimi i kësaj vepre dëmet e shkaktuar nga persona të pa përgjegjshëm janë evidente në këtë segment rrugor dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni.