Asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit – Zhuka: OSHEE ka nisur një proces pa kthim, në terren për energjinë
OSHEE ka nisur një proces i cili nuk mund të kthehet pas dhe nis nga vetja. Në këtë mënyrë e ka komentuar drejtori i OSHEE, Rajoni Verior, arrestimin e një punonjësi të OSHEE dhe procedimin e 3 të tjerëve, 2 ditë më parë në Vau Dejës.
Zhuka pranoi faktin se ditët e fundit ka patur shkëputje në disa zona të energjise elektrike, ku herë si shkak i remonteve e herë nga stuhitë e forta.
Zhuka tha se grupet e OSHEE janë në terren duke bërë të mundur garantimin e energjisë elekrike në çdo fshat të qarkut Shkodër, ku ka patur problematika.