Aston Villa fiton në shtëpinë Brugge dhe afrohet me çerekfinalet

Aston Villa vendos një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Club Brugge 3-1 në Belgjikë.
Anglzët kaluan menjëherë në avantazh me anë të Bailey 3’. Skuadra vendase nuk u dorëzua dhe në minutën e 12-të riktheu menjëherë lojën në rrugën e duhur me diagonalen e fuqishme dhe precize nga mbrojtësi De Cuyper.
Belgët, pas golit të barazimit u treguan më energjik, por që me kalimin e minutave u zbeh gjithnjë e më shumë dhe në finale, Villans goditën me një një-dy vdekjeprurës.
Në minutën e 82-të skuadra e Emery-t rifitoi epërsinë falë autogolit të Mechele-s, dhe gjashtë minuta më vonë Marco Asensio (i cili zëvendësoi Rashford në minutën e 64-të) mbylli llogaritë me një penallti.
Aston Villa fiton 3-1 dhe i afrohet çerekfinales, me ndeshjen e dytë të raundit të 16-shes të planifikuar pas një jave në Villa Park në Birmingham.