At Donat Kurti, mbledhësi i folklorit shqiptar / Frati françeskan u përkujtua në 120-vjetorin e lindjes
At Donat Kurti, frati françeskan, mësuesi, mbledhësi i folklorit, publicisti dhe përkthyesi i shquar u përkujtua në 120-vjetorin e tij të lindjes. Dorëshkrime të rralla, të papublikuara më parë si dhe vepra të tij u ekspozuan në Bibliotekën Françeskane të Shkodrës.
Dorëshkrimet e publikuara datojnë që nga viti 1945.
Donat Kurti as në burg nuk e ndërpreu punën e lodhshme shkencore.
Aktiviteti i organizuar nga Provinca Françeskane Shqiptare, UNISHK dhe Qendra e Studimeve Albanologjike u shoqërua edhe me një konferencë shkencore mbi kontributin e At Donat Kurtit, ndërsa u prezantua edhe kolana prej 7 vëllimesh “Prralla kombtare”.