At Leonardo De Martino poeti prej natyre/Konferenca shkencore, në kuadër të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta
Në mjediset e Fakultetit Ekonomik të UNISHK u organizua konferenca për figurën dhe krijimtarinë e arbëreshit me origjinë nga Shkodra At Leonardo De Martino, poetit prej natyre që e bëri poezinë të këndonte. Fjalën e hapjes e mbajti drejtuesja e Qendrës së Studimeve Albanologjike Zamira Shkreli.Mbi personalitetin letrar të tij folën disa nga të ftuarit e kësaj konference.Disa nga studentët e UNISHK rivendosën në skenë dramën e shkruar nga At Leonardo De Martino “Nata e Kshndellave” nën drejtimin e aktores Rita Gjeka, e vendosur 140 vite më parë në Shkodër. Konferenca u shoqërua edhe me botimin dygjuhësh “Opere – Vepra” të At Leonardo De Martinos.