Kulturë

At Vinçenc Prennushi, kleriku, intelektuali dhe martiri

Më 4 shtator të vitit 1885 lindi, Vinçenc Prennushi, klerik, publicist, poet, mbledhës i folklorit dhe përkthyes.

Lindi në Shkodër më 4 shtator 1885. U Pagëzua me emrin Kolë. Hyri në kuvendin françeskan të vendlindjes më 1900, e më pas u shugurua meshtar në Tirol të Austrisë, ku kryente studimet, duke e ndërruar emrin në Vinçenc.

U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. “Kangët” e Prennushit u bënë themeli mbi të cilin më vonë do të ngrihej vepra monumentale kombëtare; “Visaret e Kombit”. Në vitin 1921, boton përmbledhjen e njohur poetike: “Gjeth’ e Lule”. Ai ishte penë letrare dhe shkencore ndër fletoret më në zë të klerit, ishte një drejtues i “Hyllit të Dritës”, ”Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout” por, ai ishte edhe një ndër thëmeluesit e bashkëpunëtorët e grupit ma me rëndësi të Opozitës Shqiptare, që në vitin 1923–24 formuan edhe fletoren e tyre “Ora e Maleve”.

Më 1947 imzot Vinçenc Prennushi u arrestua nga regjimi komunist, në Tiranë, e më pas u nis për në burgun e Durrësit, ku edhe vdiq më 19 mars 1949, duke mbrojtur deri në frymën e fundit, vlerat, idealet e bindjet e veta.

Imzot Vinçenc Prennushit me 37 martirë tjerë të Kishës katolike shqiptare, pas procesit kanonik kishtar të beatifikimit, e me miratimin e Papës, u shpall i Lum me ceremoninë solemne të Lumnimit, kremtuar në Shkodër, më 5 nëntor 2016.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

1 day ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

1 day ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

1 day ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

1 day ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

1 day ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

1 day ago