At Zef Pllumi në “Varg Festival”/Në natën e dytë të festivalit ishin të ftuar Ylljet Aliçka dhe Arta Marku
Nata e dytë e “Varg Festival” në Shkodër solli në vëmendje At Zef Pllumin në 100-vjetorin e lindjes përmes vargjeve të krijimtarisë së tij, të interpretuara nga aktorja e Teatrit “Migjeni”, Raimonda Marku në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës.I ftuar në këtë mbrëmje ishte shkrimtari dhe diplomati i njohur Ylljet Aliçka. Ka shumë për të thënë për Shkodrën, letërsinë dhe At Zef Pllumin.Gazetarja Arta Marku, një tjetër e ftuar e kësaj mbrëmje vlerëson rolin që kanë aktivitete të tilla për letërsinë dhe fuqinë e fjalës.Për dy ditë me radhë, në edicionin e tij të dytë, “Varg Festival” solli në Muzen Historik të Shkodrës, personalitete të letrave shqipe si dhe promovoi figura të reja të saj.