Atalanta e Gjimshiti përballë Leverkusenit të Xhakës, është finale

Atalanta-Levekusen por edhe Gjimshiti përballë Granit Xhakës, është ky verdikti për finalen e Europa League, që do të luhet më 22 maj në “Dublin Arena”, në Irlandë. Atalanta arriti të eliminojë në gjysmëfinale Marsejën, ndërsa Leverkuseni eliminoi Romën.

ATALANTA-MARSEJË 3-0(4-1) – Pas barazimit 1-1 në Velodrom, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales skuadra e Gasperinit mundi 3-0 Marsejën dhe arriti një rezultat historik, duke marrë biletën për aktin e fundit të turneut. Në Geëiss Stadium është skuadra zikaltër ajo që luan ndeshjen. Në pjesën e parë De Ketelaere dhe Scamacca goditën shtyllën dhe traversën, më pas Lookman (30′) zhbllokoi sfidën. Më pas në pjesën e dytë Ruggeri (52′) dyfishoi epërsinë me një goditje të fuqishme dhe në finale El Bilal Touré (95′) mbylli llogaritë.

LEVERKUSEN-ROMA 2-2(4-2) – Pas 0-2 në Olimpico, Roma ishte afër arritjes së një suksesi të madh, duke kaluar në epërsi 2-0 para finales 2-2. Pas një fillimi të ekuilibruar, vendasit marrin kontrollin, por pa arritur të finalizojnë si duhet. Në fund të pjesës së parë Tah rrëzoi Azmoun në zonë dhe Paredes nuk gaboi nga pika e bardhë(43′). Sërish argjentinasi me një penallti në minutën e 66-të ribalancoi çështjen e kualifikimit, por në minutën e 82-të Mancini shkaktoi autogol. Stanisic firmosi barazimin 2-2 në minutën e 97-të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.